E FUNDIT/ Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra, lëkundjet ndjehen në disa qytete

Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë pasdite në vendin tonë.
Mësohet se lëkundjet janë ndjerë rreth orës 15:00 në Elbasan dhe disa qytete të tjera.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka qenë i shkallë 4, ndërsa kishte epiqendrën në Elbasan. Me një thellësi 10 kilometër, lëkundjet u ndjenë nga banorët e Elbasanit, Tiranës e Durrësit. Deri më tani, nuk raportohet për dëme materiale.