DETAJE nga aksidenti pranë Kryeministrisë/ Vajza në gjendje të rëndë, në makinë udhëtonin…

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak më parë pranë godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Mësohet se vajza, e cila u përplas nga një mjet “Benz” është dërguar me emergjencë drejt spitalit, ku gjendja e saj paraqitet e rëndë pas përplasjes së fuqishme. Raportohet se ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës.

Sakaq, raportohet se në automjetin tip “Mercedes Benz” udhëtonin dy djem. Nga pamjet e siguruara nga Gazeta SHQIP, shihet se dhe mjeti është dëmtuar pasi është përplasur me godinën e hotelit që ndodhet përbri Kryeministrisë.

Ende nuk ka një reagim të policisë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT