A do protestojë për arrestimin e dhëndrit të Sali Berishës? Saimir Korreshi: Një herë me grushte pastaj…

Deputeti Saimir Korreshi nuk i ka shpëtuar pyetjes nëse do dalë në protestë pas arrestimit të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.
Korreshi u shpreh në “Më lër të flas” se në protestë del vetëm për të kërkuar respektimin e ligjit, kushtetutës dhe rregullores së parlamentit dhe për asnjë gjë tjetër.
Pjesë nga biseda:
Romeo Veshaj: Zoti Korreshi së fundmi ju e dini me doktorin çfarë ka ndodhur apo jo, që i është arrestuar dhëndri. Ju vetë a do dilni në protestë për dhëndrin e trajnerit tuaj?
Saimir Korreshi: Ne dalim në protestë vetëm për respektimin e ligjit, kushtetutës dhe rregullores së parlamentit.
Donald Veshaj: Doktori thotë që është bërë një padrejtësi nga SPAK-u sepse SPAK-u është i korruptuar dhe ju thoni që jeni me ligjin dhe të drejtën ligjore.
Saimir Korreshi: Unë si jurist jam me shtetin e së drejtës, po na respektuat këto, ne dalim në protestë vetëm po të na mohohet shteti i së drejtës dhe kaq.
Romeo Veshaj: Po dhe në protestë ju nxirrni grushtet vëlla.
Saimir Korreshi: Po varet ka tulla dhe trotuari, por një herë për një herë me grushte (qesh).
Kujtojmë se dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash, në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”. Për këtë çështje është nën hetim edhe vetë Berisha, i cili akuzohet se ka përdorur detyrën për të favorizuar dhëndrin.