“S’kam qëlluar njeri”/ Deputeti i PD paraqitet në SPAK: Në parlament ndodhin gjëra më të turpshme se kaq

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati u mor ditën e sotme në pyetje në Prokurorinë e Posaçme.
Kujtojmë se Nallbati u paraqit në SPAK pas përplasjes fizike në Kuvend me ligjvënësin e PS-së, Vullneti Sina. Menjëherë pas daljes nga SPAK, deputeti u ndal në një prononcim për mediat, ku deklaroi se nuk ka goditur askënd.
“S’kam goditur njeri, më ka tërhequr, e kam tërhequr. Të tilla veprime nuk nderojnë askënd.Në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se sa aq, si vjedhja masive që po u bëhet qytetarëve çdo ditë.Në projektbuxhet qindra miliona euro po shkojnë prapë për PPP-të, kjo duhet t’ju shqetësojë ju. Nuk patëm tensionim jashtë Parlamentit me Vullnet Sinën”, tha ai.
Nga ana tjetër sjellim në vëmendje se Nallbati është kallëzuar nga Partia Socialistë për dhunë ndaj deputetit Vullnet Sinaj, pasi u konfliktua me të në Kuvend.