Sali Berisha “konferencë” nga dritarja e kryesisë: Rama ka frikë! Ju garantoj që është vetëm fillimi

Deputetët e opozitës kanë hyrë brenda Kryesisë së Kuvendit nga dritarja.

Bledion Nallbati, Flamur Noka, Saimri Korreshi, Lefter Geshtenja, Xhelal Mziu dhe Dashnor Sula ishin disa nga deputetët që hynë brenda ambienteve duke u ngjitur nga dritarja pasi Garda u mbylli portën kryesore.

“Kurrë në histori deputetët nuk janë ndaluar kurrë. Edi Rama  ka frikë. Shikoni ku arrin verbëria e tij. Sipas tij ata që janë përjashtuar nuk mund të marrin pjesë.

As Lukashenko nuk ka marrë vendim të tillë. Ne po mbrojmë kushtetutën nganjë bandë kriminale e kryesuar nga Edi Rama. Nuk lejohet kreu I grupit me ardhë në mbledhje.

Garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi dhe deputetët opozitarë nuk tërhiqen, ndërsa ti po tregon fytyrën e vërtetë, turp!” tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT