Dhunoi një të burgosur, djali i mitur i liderit çeçen merr post të lartë në shtet

Djali i liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, ka marrë një post të lartë në shtetin rus. Adam Kadyrov, vetëm 15 vjeç, do të jetë në një pozitë të lartë në ekipin e sigurimit të babait të tij.

I mituri pak javë më parë dhunoi një të burgosur, ndaj për këtë veprim, nga çeçenët është vlerësuar me këtë pozitë. Ramazan Kadyrov është aleat i Presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai shprehet se është krenar dhe i nderuar me djalin e tij dhe e respekton atë për marrjen e idealeve të nderit, dinjitetit dhe mbrojtës së fesë së tij.

Kadyrov shihet duke rrahur një person në një institucion burgu në Çeçeni, i cili akuzohet se ka djegur librin e shenjtë të Kuranit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT