Dalin pamjet e aksidentit HORROR te Kryeministria: I riu “fluturon” disa metra, shoferi vë duart në kokë

Janë siguruar pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e së dielës pranë Kryeministrisë, ku një mjet përplas një çift të rinjsh.
Në këtë video dallohet me sy të lirë shpejtësia që automjeti tip “Mercedes Benz” lëviz, mbi normën e lejuar prej 40 km/h brenda rrugëve të zonave të banuara.
Automjeti shfaqet në pamje duke kryer manovra të rrezikshme, të cilat do të rezultonin fatale, deri në dalje nga rruga, duke u përplasur me një reklamë në afërsi dhe në fund të marrë përpara 2 të rinjtë. Këta të fundit, duke lëvizur qetësisht në trotuar, në rrugën e tyre, përplasen keqas nga makina që përfundon anës rrugës.
Pas përplasjes, në pamje dallohet i riu me xhaketë xhins, i cili ngrihet në këmbë dhe në panik e sipër kërkon vajzën që nuk shfaqet më në video. Pak sekonda më vonë shfaqet Jorgaq Thëngjilli, i riu që drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”, shkaktar i aksidentit, i cili fillimisht, nga ajo që ka shkaktuar, vë duart në tokë dhe shtrihet me shpinë, për të qëndruar vetëm pak sekonda dhe më pas ringrihet me shpejtësi.
Në vijim, në video shfaqet një tjetër i ri, i cili mendohet se ka qenë në makinë bashkë me Jorgaqin, kur makina doli mbi trotuar.
Njoftimi i policisë:
Në datën 05.11.2023, ora 20:00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jorgaq Thengjilli, lindur në 2002 në Larisa, Greqi dhe banues në Tiranë, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor sipas nenit 290 të Kodit Penal.
Ndërsa drejtonte mjetin Jorgaq Thengjilli ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe ka përplasur dy këmbësore në rrugën “Ismail Qemali”.
Të lënduarat janë dërguar në spitalin e Traumës dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Nga testi i alkolit me aparat “Drager”, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk ishte nën ndikimin e alkoolit, gjithashtu dhe nën ndikimin e lëndeve narkotoke.
Ai më parë është ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në zona të banuara.”