Marrëveshja për refugjatët/ Paloka: Po nuk reaguan shqiptarët as tani, meritojnë çdo të zezë që ju bëhet

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar ashpër në lidhje me lajmin se Shqipëria dhe Italia kanë lidhur një marrëveshje, ku parashikohet ngritja e dy qendrave për pritjen e refugjatëve në vendin tonë.
Në një postim në Facebook, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Paloka shkruan me ironi se kjo ishte kostoja e përqafimeve të Ramës me Melonin, ndërsa shton se nëse shqiptarët nuk ragojnë as tani, e meritojnë çdo gjë të zezë që ju bëhet.
Gjatë kofenrecës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Giorgia Meloni përmendi se në Shëngjin do të hapet një qendër pritjeje për refugjatët, të cilët do të qëndrojnë aty deri sa të vendoset nëse do ju pranohet kërkesa për azil. Por sipas marrëveshjes, qendra në Shëngjin nuk do jetë e vetmja pasi parashikohet hapja e dy të tillave. Qendra tjetër do të jetë në Gjadër, dhe të dyja do mbajnë deri në 3000 refugjatë në muaj, ndërsa do të financohen nga Italia.
Postimi i plotë i Palokës:
E morët vesh tani se cila ishte kostoja e “përqafimeve” Rama-Meloni…
Ky pleh kryeministër ka ndërmend ta kthejë Shqipërinë në kamp refugjatësh. Ka marrë përsipër sot në marrëveshjen e saponënshkruar që të “strehojë” në Shqipëri emigrantë e refugjatë që zbarkojnë në Itali.
Ata qe nuk i mban dot një nga shtetet më të fuqishme të globit, merr persiper ti mbajë ky në tokën e shqiptarëve e me paratë e shqiptarëve. Ky është krim direkt ndaj jetës dhe sigurisë së shqiptarëve.
Kështu ka shitur gjithë kohën interesat e shqiptarëve për karrigen dhe milionat e tij. Kështu blihet rivendosja e diktaturës ne Shqipëri dhe mbyllja e syve nga bota!
Që në fillimet e tij në qeveri ishte gati ta kthente vendin në pikë grumbullimi të plehrave dhe armeve kimike. Me pas bëri marrëveshje për iranianët e afganët.
E ndërkohë që nënshkruante me Anglinë marrëveshje për dërgimin e emigrantëve shqiptarë nga Anglia në kampet e Ruandës, nënshkruan sot këtë marrëveshje që do ta bëjë përfundimisht Shqiperinë ishullin e krimit të organizuar.
Ka vite që largon shqiptarët nga toka e tyre dhe tani do ti zëvendësojë me afrikanë…! Sa herë duket se ky ka kapur fundin me skandalet e tij, ai arrin në një nivel edhe më të zi.
Po nuk reaguan shqiptarët as tani, e meritojnë çdo gjë të zezë që ju behet!