Marrëveshja për refugjatët/ PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën: Duam sqarime

Pas njoftimit për arritjen e marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe vendit fqinj, Italisë, Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Rama.

Në këtë kërkesë, të depozituar nga nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku, thuhet se kërkohet transparencë, pasi pala shqiptare nuk ka dhënë ende sqarime, mbi këtë marrëveshje të arritur, ndërsa qeveria shqiptare i ka bërë jehonë këtij pakti.

“Marrëveshja u njoftua nga kryeministrja italiane, ndërsa pala shqiptare deri tani asnjë njoftim”, thuhet ndër të tjera.

Kryeministrja Meloni shpjegoi se është rënë dakord, që të përdoren disa zona të Shqipërisë si vend pritës të refugjatëve, për të bërë të mundur seleksionimin e tyre, në mënyrë që të vendoset nëse ata kanë të drejtë të përfitojnë azil, ose jo.

Sipas mediave italiane, këto baza pritëse, mësohet se do të jenë Shëngjini dhe Gjadëri, ku përgjatë një viti mund të mbërrijnë deri në 36 mijë emigrantë, siç edhe ka deklaruar kryeministrja italiane.

Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e flukseve migratore i nënshkruar sot, sipas mediave italiane, nuk vlen për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por për ata të shpëtuar në det, ku bëhet përjashtim për të miturit, gratë shtatzëna dhe subjektet vulnerabël.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT