As këtë nuk e bëni dot?!

E kemi bere te udhes qe shpesh te trishtohemi per shkak te udhetimit te veshtire qe ka kryer Shqiperia gjate ketyre tridhjete viteve te fundit – zymtesia ekonomike e cila i ka kaluar te gjitha prapesite e mundeshme, firmat piramidale, keqmenaxhimi i fondeve publike, korrupsioni galopant i te gjitha niveleve e deri ne aktualitetin korruptiv te koncesioneve ordinere dhe PPP-ve. Largimi ne mase i shqiptareve, papunesia, pagat e uleta, renia e konsumit dhe e fuqise blerese, jane rezultatet e prekshme te sjelljes se papergjegjshme te te gjitha qeverive ne vazhdim. Shpesh ne kete det te trazuar te mungesave te shumta, si mungesa e sjelljes politike, mungesa e strategjive, mungesa e eksperteve ne qeverisje, qeverisja e papergjegjshme e niveleve qendrore e lokale, shqiptareve sa here qe vjen vera u hidhet nje komardare e lyer me ngjyra si ato te fasadave, ne te cilen shkruhet: Turizmi Shqiptar.
Pasi e moren Shqiperine dhe e kthyen para e mbrapa, e pane nga koka tek kembet, majtas e djathtas, dhe konstatuan se kjo cope toke nuk paskesh asgje te rendesishme – nuk paskesh nafte e minerale, fabrika e uzina, fusha per te prodhuar, nuk paskesh barinj e dhene. Pasi e vodhen e nduken dhe e ndane si placke lufte, mbas fitoreve e humbjeve ne betejat zgjedhore, vendosen se Shqiperise i vetmi shpetim i vjen nga turizmi.
Ka disa vite qe lufta e shifrave rreth turizmit ka perfshire qeverine, opoziten, OJF-te, agjencite, sistemin TIMS, radaret, ushtrine, kufirin, policine, INSTAT-in. Shifrat jane te nevojshme per te bere analiza, per te pare pikat e dobeta, per te rregulluar defektet dhe per te parashikuar te ardhmen. Por mesa duket pjesa me e madhe e institucioneve qe merren me turizmin kane mbetur vetem tek shifrat ne menyre qe te mburren me to. Natyrisht kur shifrat jane pozitive. Nese shifrat do te jene negative do gjendet justifikimi i rradhes, duke e larguar pergjegjesine nga vetja.
Por a i ka Shqiperia mundesite per te pritur turiste e pushues, shqiptare e te huaj, dhe per t’i kenaqur ata ne menyre qe te kthehen perseri ne Shqiperi? Shifrat po tregojne qe pergjithesisht shqiptaret dhe te huajt qe kalojne pushimet ne Shqiperi nuk kthehen aty perseri. Po perse ndodh kjo? A eshte Shqiperia, dhe ne kete rast nuk kemi parasysh vetem konceptin Shqiperi si vend, territor e concept gjeografik, por Shqiperia si shtet, qeverisja qendrore e lokale, biznesi dhe sherbimet etj., e gatshme te prese e riprese turiste vendas e te huaj?? Ka disa vite qe perballemi me flukse pushuesish nga disa vende te huaja, Kosova e Shqiperia. Por a krijuam ne per ta nje pervoje te tille qe ne skedaret e memories se tyre te vihet shenimi: “ Po do te kthehemi perseri”.
Jane vetem tre deri ne kater muaj ne vit, gjate te cilave, pergjithesisht behen planifikimet per te kaluar pushimet vjetore. Individe, grupe, familje, te dashur, çifte programojne pushimet e tyre pikerisht ne periudhen Qershor – Shtator. Nese e kemi pare Turizmin si prioritet, dhe ne menyre qe te perballojme fluksin e ketyre muajve, duhet te punohet gjithe vitin qe pushuesit te gjejne komoditetin dhe sherbimet e duhura, dhe qe ata te rikthehen dhe t’i bejne jehone pozitive pushimeve qe kaluan ne zonat turistike shqiptare.
Por me cfare ndeshet ne fakt pushuesi vendas dhe i huaj? Le t’i referohemi plazhit dhe vijes bregdetare ne gjirin e Durresit, qe eshte edhe vija bregdetare me e gjate dhe me e shfrytezuar. Ka vite qe pusetat e elektrikut dhe pusetat e shkarkimit te ujrave te shiut jane hequr/vjedhur dhe nuk zevendesohen apo mbulohen. Ne rrugen dytesore nga Konvalishenca e Ushtrise, Golem deri te Mali i Robit nuk ka nje trotuar per te ecur kembesoret. Ata rrezikohen nga mjetet qe levizin me shpejtesi edhe sepse ne kete segment nuk ka asnje tabele te kufizimit te shpejtesise apo te vendosjes se kufizueseve te shpejtesise ne rruge. Eshte e habitshme qe akoma vazhdohet te jepen leje ndertimi ngjitur me rrugen duke mos lene mundesi qe ne te ardhmen rruga te zgjerohet . Ne gjithe kete zone mungojne parkimet sepse te gjitha ndertimet jane rrethuar me gardhe individuale dhe i gjithe territori eshte” nje toke e stermadhe e xanun”.
Sivjet pati “rikualifikim” te nje blloku pallatesh ne afersi te kanalit ngjitur me Komvalishencen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, por nuk mund te thuhet e njejta gje per shetitoren nga Kanali e deri tek Hotel Dolce Vita, qe ndoshta eshte territor kufitar me Bashkine e Kavajes.
Punimet per kete shetitore filluan ne maj. Dukej qartazi qe ose nuk kishte nje projekt te miratuar dhe rigorozisht te zbatueshem, sepse kjo shetitore ne disa vende eshte gjashte metra, ne disa tete metra dhe ne disa te tjera eshte dhjete. Shetitorja i bie perreth ndertimeve pa leje, gje qe tregon mungese te theksuar serioziteti, dhe pafuqi per te vene ne vend apo per te rregulluar sadopak katrahuren e ndodhur ne kete zone me ndertime pa asnje plan urban, duke prere pyllin e pishave dhe zene te gjitha hapesirat e mundshme publike. Nderkohe punimet ne kete shetitore u nderprene dhe nuk u perfunduan duke krijuar mbremjeve nje tymnaje pluhuri betoni e cimentoje perms se ciles “marshojne” grupet e turisteve.
Jo me shume se dy vite me pare Kryeministri yne, dora vete (“qe po e tha e ben”), tha se kjo zone do te shnderrohej ne nje nga me te bukurat. Ndoshta ai nuk e di qe vetem rruga nga sektori i plazhit Iliria e deri tek Ura e Dajlanit ka ndryshuar konfigurimin ne menyre teresisht te pajustifikuar e te panevojshme, disa here ne nje kohe te shkurter duke marre fonde teper te vlefshme me te cilat mund te ishin bere investime nga Bashkia e Durresit, nga zona e Plazhit deri ne Golem.
Me te filluar sezoni turistik menjehere u shfaqen pushtuesit dhe grabitesit e hapesirave publike. Moren me qera katet e para te pallateve te banimit dhe pa pyetur shtetin (ku je o shtet??), pa marre leje ne Bashki, pa pyetur kerkend, vendosen çadra ne reren prone e te gjitheve, ndertuan disko ne reren prone e te gjitheve, vendosen varaka e barka, te gjitha pa leje, duke viktimizuar banoret e apartamenteve dhe turistet qe nuk kane ku te kalojne ne bregun e detit, per te bere ecjen gjate mengjeseve dhe mbremjeve. Jo aty nuk mund te kalosh. Cadren tende nuk mund te vesh. Rrezen e diellit nuk mund ta marresh, bile as nuk mund te ulesh ne rere se edhe reren dikush e ka zene.
Nese do te shkosh te pushosh ne kete vije bregdetare, mund te mos ecesh ne shetitoren e pambaruar, mund te mos shetisesh ne breg te detit, mund te mos ulesh ne rere por te duhet te shtrihesh ne nje shezlong me pagese. Rrethohemi nga shume parregullesi qe si gjithmone ne shqiptaret me kurrizin tone te ulur, i kalojme duke u ankuar nen ze, duke perseritur e perseritur thenien “ eh le ta gjeje nga dikush tjeter“. Por eshte e pamundur te kufizosh zhurmen e autoparlanteve çapraze, qe ne menyre sfiduese kane pushtuar dhe rrethuar me zhurmen e tyre te pashmangshme cdo hapesire e permase te matshme e te pamatshme, kane pushtuar veshet, trurin, stomaket e psikozen e te gjithe pushuesve qe i kane premtuar vetes te bejne disa dite pushime, dhe me keq akoma ata te cilet kane guxuar te blejne apartamente ne kete vije bregdeti apo edhe plazhe te tjera te Shqiperise.
DJ-te kamariere te apasionuar pas rrapzhdrapeve tallava, qe do t’i kishte zili cdo krijues qe njeh vetem dy instrumenta muzikore: gurin dhe tenxheren, fillojne qe ne oren gjashte kur marrin turnin me ulurima, uturima – muzika e tyre e “perzgjedhur”, e cila vazhdon pa pushim e permiresohet ne mbremje kur podiumet portative shkelen nga kembet “delikate” te kengetareve live qe si ne traditen e dites, kenget e tyre i kane te tmerrshme te zhurmshme, rrenuese e aspak delikate. Vetem nje koke e krijuar per te duruar dhimbje te medha, mund te shkoje te ulet, te haje e te pije ne keto kushte. Banoret e pushuesit te ulur ne karriget e tortures akustike, presin me padurim qe perqafimi aspak miqesor i ulurimes te largohet dhe trupi e mendja qe ata te rigjejne qetesine dhe aftesine per t’u rikuperuar e per t’i bere balle nje dite te re te mundimshme, cfilitese, duke luftuar perseri me fantazmen e zhurmes qe fillon te te perqafoje e te te pushtoje mengjesin e ardhshem.
Sezonit po i vjen fundi dhe ai sa vjen e po tkurret. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit u pa ne perpjekje te shumta per te bere detyren dhe promovuar arritjet, pame edhe nje sere operatoresh e biznesesh serioze qe operojne ne Shqiperi dhe ofrojne sherbime serioze e me standarde. Nuk mund te injorojme optimistet dhe punonjesit e qeverise e te bashkive te cilet me te vertete kane punuar dhe jane perpjekur. Gjithashtu do t’i jepnim te drejte edhe atyre qe thone: “ Ore ku jetoni ju? Kerkokeni shume. Qeveria nuk ka para. Turizmi kerkon shume investime. Gjerat kerkojne kohe”.
Te gjitha keto i kuptojme dhe nuk kerkojme asgje me shume se mundesite. Po a eshte e pranueshme qe pasi u pushtuan plazhet nga pushtuesit, ne mes te sezonit pame ushtrine e “hamalleve police” te ngrinin ne krahe placken e zaptuesve?. A ka nje plan organizativ Qeveria, me pjesemarrjen e te gjitha Ministrive, Bashkive dhe institucioneve te tjera te cilat kane lidhje me mbarevajtjen e sezonit turistik? Por nuk arijme te kuptojme nese ka nje plan te perbashket midis institucioneve shqiptare i cili pasi firmoset nga Kryeministri apo autoriteti perkates i caktuar nga ai, te jete i detyrueshem per zbatim brenda afateve te caktuara duke parandaluar te gjithja shfaqjet e mesiperme. Nese nuk ka patur nje plan masash (gje qe nuk e besoj), nese planet ishin specifike per cdo institucion (gje qe nuk funksionon ne nje angazhim te kesaj natyre), nese planet ishin por nuk u zbatuan, atehere lind pyetja:”Ku do te qahet qytetari i dhunuar?
U beme deshmitare te paligjshmerise se lejuar nder vite, ne rastin e Porto Palermos. Pas ngjarjes shokuese dhe pas pamjeve te qendreses “heroike”, “mitologjike” e vetevrasese te protagonistit ne korskotin e makines, te cilat bene xhiron e botes, duke i bere nje dem shume te madh Shqiperise dhe turizmit shqiptar, qeveria iu pergjigj paligjshmerise me arbitraritet, dhe pa vene para pergjegjesise askend per paligjshmerine e lejuar.
Duke mos dashur te bejme kritikun, ne nje fare menyre e justifikojme edhe qeverine dhe Kryeministrin per pamundesine e krijimit te kushteve te nevojshme per nje turizem normal ne Shqiperi, pasi duhen investime, duhet organizim, duhet koordinim, duhen edhe pushime jashte vendit per nje pjese te qeverise e shqiptareve, gjithashtu. Por ama kemi te drejte te pyesim. Mire qe nuk ndaloni zaptimin e pushtimin e plazheve, mire qe nuk beni dot rruge e shetitore, mire qe nuk jepni dot licenca ne menyre qe operatoret te njihen e te zbatojne ligjet dhe rregullat?! Po nje gje a e beni dot?! A e lehtesoni dot pushuesin nga tmerri i zhurmes??!! A e zbatoni dot ligjin/vendimin ju qeveria, ju qe e keni miratuar vete, qe ndotja akustike te jete brenda parametrave dhe e kontrolluar? A ka ky vend e ky shtet (ku je o shtet) pese njerez te veshur me petkun zyrtar, qe te kontrolloje dhe ndalojne zhurmen dhe ndotjen akustike ne bregdetin shqipetar??
As kete nuk e beni dot ?!