Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët/ Si reaguan ndërkombëtarët për ‘paktin’ me Libinë: KRIM!

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, për emigrantët për ngritjen e dy strukturave për pritjen e refugjatëve në vendin tonë ka ngjallur shumë reagime.
Të shumta kanë qënë reagimet për këtë marrëveshje, aq sa në Itali, opozita e quan ‘pakt monstruoze’. Reagimet për këtë marrëveshje ka pasur edhe nga ndërkombëtarët, por me tone të ulëta.
Po si kanë qënë reagimet për një marrëveshje të njëjtë që u bë mes Italisë dhe Libisë?
Më 2 shkurt 2023, organizatat humanitare tha se kjo marrëveshje kjo mund ta bëjë Romën dhe Bashkimin Evropian bashkëpunëtorë në krimet kundër njerëzimit.
Human Rights Watch (HRW) paralajmëroi se “ndihma e rojes bregdetare të Libisë, duke e ditur se do të lehtësojë kthimin e mijëra njerëzve ndaj shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, e bën Italinë dhe Bashkimin Evropian bashkëpunëtorë në krime të tilla”.
HRW tha se “obsesioni” i Italisë me mbajtjen e migrantëve dhe azilkërkuesve larg brigjeve të saj ka nënkuptuar “lehtësimin” e kthimit të rreth 108,000 njerëzve për abuzim në Libi që nga viti 2017.
HRW i bënte thirrje Italisë dhe BE-së që të pezullojnë mbështetjen e saj për Libinë “dhe të sigurojnë se çdo ndihmë e ardhshme është e kushtëzuar nga progresi i prekshëm i autoriteteve libiane në lidhje me respektimin e të drejtave të emigrantëve dhe aksesin e tyre në drejtësi”.