Refugjatët në Shëngjin dhe Gjadër/ Qytetarët protestë kundër marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë

Qytetarët shqiptarë pritet të protestojnë kundër marrëveshjes së lidhur mes qeverisë dhe Italisë, për pritjen e refugjatëve në vendin tonë.

Mësohet se protesta do të mbahet ditën e enjte, në orën 16:00 në sheshin përpara Kryeministrisë.  Slogani i protestës është quajtur “Ne vendosim jo shkatërrimit”.

Kryeministri Edi Rama nënshkroi një ditë më parë marrëveshje me Italinë për të strehuar emigrantët e vendeve të treta në Shqipëri. Kjo marrëveshje është në favor të Italisë, për shkak të mbingarkesës që vendi fqinj ka. Në marrëveshje theksohet se emigrantët do të strehohen në Shëngjin dhe Gjadër, duke nisur nga pranvera e vitit 2024.

Ndërkohë që Rama dhe Meloni u treguan të rezervuar në lidhje me detajet e kësaj marrëveshjeje, mediat italiane kanë publikuar detaje thelbësore. Fillimisht ideja për këtë marrëveshje ka ardhur gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri, ku të dy kryeministrat kanë rënë dakord në parim. Por sipas burimeve të Corriere, Italia nuk do t’i jap fonde shtesë vendin tonë për emigrantët e shpëtuar. Marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por vetëm për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT