Rama paralajmëron tjetër rritje pagash, kush përfiton/ Çfarë parashikohet për çmimin e energjisë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se gjatë vitit të ardhshëm, paga mesatare do të shkojë deri në 900 euro në sektorin publik, siç edhe kishte premtuar më herët.

Teksa foli në asamblenë e PS në Durrës, Rama deklaroi se pagat do të rriten përsëri për ata të cilët vitin e kaluar iu bë një rritje më e ulët, e cila do të plotësohet me buxhetin e ri. Kryeministri u ndal edhe tek çmimi i energjisë elektrike, për të cilin tha nuk është rritur, e nuk do të rritet as në vazhdim.

“Buxheti ka 400 mln euro rritje pagash. Dhe vitin e ardhshëm, përpara se ne e parashikonim, në mes të vitit të ardhshëm, paga mesatare në Shqipëri do të shkojë në 900 euro. Kjo në sektorin publik, ku do të rriten përsëri pagat, për mjekët e përgjithshëm, të cilëve u bë një rritje më e ulët vjet dhe u tha që do plotësohet me këtë buxhet dhe plotësohet me këtë buxhet, për infermierët, mësuesit, punonjësit e rendit, forcat e armatosura… Pagat do të jenë konkurruese me vendet ku të rinjtë tanë shkojnë të punojnë, në atë sektor.

Nuk ka pasur asnjë rritje të çmimit të energjisë në Shqipëri, por ka pasur një rritje në blerje nga importi. Nuk ka patur rritje për qytetarët, sepse diferencën mes çmimeve qeveria e ka mbuluar në mënyrë që fatura për çdo familje të mos ndryshojë. Po ashtu ne sot që përgatisim miratimin e buxhetit të vitit tjetër, shikojmë një tjetër shifër domethënëse.”- tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT