GJKKO “rrëzon” Berishën! Irena Gjoka nuk lëviz, gjyqtarja do shqyrtojë kërkesën e ish-kryeministrit

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga avokatët e Berishës për përpjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga seanca ku shqyrtohet kërkesa për shkuarjen e masës “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin.
Mësohet se seanca po vijon me Irena Gjokën, e cila do të shqyrtojë kërkesën e Berishës për shuarjen e masës ndaj tij të marrë nga GJKKO.
Më herët avokati i ish-kryeministrit tha për mediat se kanë bërë një kërkesë paraprake për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Pas kësaj, senca u shty përkohësisht, dhe ka rinisur me rrëzimin e kërkesës së Berishës, në orën 15:30.
Kujtojmë se Sali Berisha është person nën hetim për “Korrupsion pasiv i funskionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.