Çfarë do ndodhë me refugjatët që ju refuzohet azili? Detaje të reja nga marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë

Marrëveshja e nënshkruar mes shqipërisë dhe Italisë për refugjatët ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, teksa në Britani po bëjnë krahasimi nme planin për dërgimin e emigrantëve në ruanda.

Stacioni televiziv britanik, Sky News ka parë dokumente të reja që detajojnë planin e Italisë për të dërguar azilkërkues në Shqipëri, duke treguar se plani është shumë më pak radikal sesa vetë propozimi i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar njerëz në Ruanda.

Marrëveshja italiane, e shpallur nga Giorgia Meloni së bashku dhe Edi Rama, parashikon se deri në 3,000 azilkërkues mund të dërgohen në Shqipëri çdo muaj, pasi janë shpëtuar fillimisht nga anijet italiane, si rojet bregdetare apo policia dhe do qëndrojnë aty për sa kohë do vendoset nëso do ju prnaohet kërkesa për azil. Por, dy liderët nuk dhanë detaje se çfarë do të ndodhte me këta emigrantë pasi të merret vendimi për azilin.

Sipas “Sky News”, ndryshe nga plani i Mbretërisë së Bashkuar për Ruandën, marrëveshja e përbashkët mbulon vetëm periudhën gjatë së cilës po shqyrtohen aplikimet e tyre dhe një periudhë të shkurtër më pas.

Nëse një migranti i jepet azil, atëherë personi do të çohej në Itali për të filluar një jetë të re. Plani i Mbretërisë së Bashkuar, në të kundërt, përcakton që një azilkërkues i suksesshëm do të detyrohej të qëndronte në Ruandë.

Marrëveshja italiane thotë gjithashtu se nëse rezulton e pamundur të dërgohet dikush në vendin e origjinës, atëherë ata do të kthehen sërish në Itali pas një periudhe të caktuar kohe, që besohet të jetë 40 ditë.

Sky News shkruan se dy zëvendëskryeministrat e zonjës Meloni, Antonio Tajani dhe Matteo Salvini, nuk ishin në dijeni të marrëveshjes deri pak para shpalljes së saj. Italia do të paguajë për ndërtimin e qendrave të përpunimit dhe gjithashtu do të ndajë një fond prej 100 milion € për të mbuluar çdo kosto që Shqipëria mund të ketë.

Është rënë dakord gjithashtu që numri i përgjithshëm i emigrantëve të strehuar në këto qendra të mos shkojë mbi 3000. Dokumenti i marrëveshjes bën të qartë se synon të promovojë “bashkëpunimin dypalësh në të gjithë sektorët” në dritën e “aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT