“Shqipëria është gjithmonë e rrezikuar nga tërmetet”/ Luljeta Bozo rendit zonat më sizmike të vendit

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë probleme sa i përket lëkundjeve sizmike.

Tërmete nuk mund të shmangen por ndërtimi i banesave pa ju referuar studimeve sizmologjike bën që goditjet shpesh herë të jenë fatale për jetën e njeriut apo pronën. Këtë e tregoi edhe tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019.

“Ka masa për t’u mbrojtur deri atje ku ka arritur inxhinieria që të sigurojë objektet dhe masat lidhen shumë ngushtë me studimet sizmologjike që s’duhet ndërtuar pa pasur një studim të tillë. Studimet gjeo-inxhinierike që të dish se ku po mbështetesh pastaj janë dhe rregullat teknike që përcaktojnë zhvillimet urbane”, u shpreh Luljeta Bozo-inxhiniere ndërtimi.

Shqipëria rezulton të jetë 100% sizmike në të gjithë territorin e saj. Ajo ndahet në tre zona sipas intensitetit. Me intensitet 7 ballë është gati 40% e vendit, gjithashtu dhe me intensitet 8 ballë është 40% e territorit, ndërsa me intensitet 9 ballë preket vetëm 20% e territorit.

“Shqipëria është gjithmonë e rrezikuar nga tërmetet. Të cilat mund të jenë tërmete të pandjeshme as nga njeriu dhe as nga strukturat ndërtimore por mund të jenë edhe katastrofik”, deklaroi Luljeta Bozo-inxhiniere ndërtimi.

Pavarësisht katastrofës së vitit 2019 në Durrës ku humbën jetën 51 persona, as ajo fatkeqësi nuk u shndërrua në mësim. Në Shqipëri, ndërtimi vijon me protokollet e vjetra, referuar një investigimi të mëparshëm të Inside Story.

Sipas hartës sizmotektonike të Shqipërisë vërejmë se vendin tonë e përshkojnë tre çarje të mëdha tektonike.

Inside Story/ Bozo: Shqipëria përherë e riskuar nga tërmetet, të respektohen respektohenEmisioni i plotë👇https://youtu.be/Vg3c0fQ1WtUPërmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë probleme sa i përket lëkundjeve sizmike. Tërmete nuk mund të shmangen por ndërtimi i banesave pa ju referuar studimeve sizmiologjike bën që goditjet shpesh herë të jenë fatale për jetën e njeriut apo pronën. Këtë e tregoi edhe tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019.‘Ka masa për t’u mbrojtur deri atje ku ka arritur inxhinieria që të sigurojë objektet dhe masat lidhen shumë ngushtë me studimet sizmiologjike që s’duhet ndërtuar pa pasur një studim të tillë. Studiemt gjeoinxhinjerike që të dish se ku po mbështetesh pastaj janë dhe rregullat teknike që përcaktojnë zhvillimet urbane’ u shpreh Luljeta Bozo, inxhiniere ndërtimiShqipëria rezulton të jetë 100% sizmike në të gjithë territorin e saj. Ajo ndahet në tre zona sipas intesitetit. Me intesitet 7 ballë është gati 40% e vendit, gjithashtu dhe me intesitetin 8 ballë është 40% e territorit, ndërsa me intesitetin 9 ballë preket vetëm 20% e territorit.‘Shqipëria është gjithmonë e rrezikuar nga tërmetet. Të cilat mund të jenë tërmete të pandjeshme as nga njeriu dhe as nga strukturat ndërtimore por mund të jenë edhe katastrofik’ u shpreh Luljeta Bozo, inxhiniere ndërtimiPavarësisht katastroës së vitit 2019 në Durrës ku humbën jetën 51 persona, as ajo fatkeqësi nuk u shndërrua në mësim. Në Shqipëri, ndërtimi vijon me protokollet e vjetra, referuar një investigimi të mëparshëm të Inside Story. Sipas hartës sizmotektonike të Shqipërisë vërejmë se vendin tonë e përshkojnë tre çarje të mëdha tektonike.

Posted by Inside Story në Top Channel on Wednesday, November 8, 2023

Back to top button
LAJMET E FUNDIT