Mes tymit dhe kaosit, Balla thirrje opozitës: Mos u keqpërdorni për hallin e pengmarrësit të PD-së. Flakadanët, vepër penale…

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka paralajmëruar deputetët e opozitës që kanë ndezur flakadanë dhe tymuese në Kuvend se po kryejnë vepër penale.
Balla: Kjo pamje tregon që këtë punë nuk e keni marrë kurrë seriozisht. Fakti që nuk pranoni të prezantoni propozimet e projektligjeve
Kush më shumë e kush më pak se ju keni detyrën që ta ushtroni mandatin që ju ka thënë populli Thirrje ime ndaj deputetëve, ju lutem mos u keq përdorni nga halli i një njeriu të vetëm. Ky njeri e ka marrë PD peng prej 33 vitesh. Kjo nuk ka të bëjë me parlamentarizmin
Pse nuk e çoni në gjykatën kushtetuese? Apo keni harruar që GJK jua ka rrëzuar kërkesat. Shkoni çoni kërkesë në GJK dhe në rast se HGJ do të vendosë që ju është mohuar e drejta jam dakord.
Detyra e Kuvendit është zbatimi i kushtetues dhe zbatimi i vendimeve të GJK. Është e rëndë që deputetë të opozitës të përdoren për interesin personal të një individi. Unë nuk kam keqardhje për individin. Keqardhje është për imazhin që ju doni ti bëni Shqipërisë.