Deputeti “i zgjedhur” me 362 vota: Ky Parlament është qesharak, e kanë rrëmbyer…

Deputeti Petrit Vasili që ka marrë mandatin me vetëm 362 vota të fituara, u ankua sot për parlamentarizmin.
“Sot parlamenti rrëzoi edhe Gjykatën Kushtetuese” – tha Vasili para gazetarëve.
Duke folur jashtë seance ai tha se ky Parlament është rrëmbyer. Duke harruar se vetë e ka marrë mandatin përmes makinacioneve të dorëheqjeve nga radhët e LSI. Duke e bërë qesharake vlerën e një mandati, vetëm 362 vota.