Haradinaj përulet te varri i Rugovës: Ka qenë i një politike humane, paqësore, në interes të popullit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në shenjë respekti dhe nderimi ndaj figurës së tij.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, e quajti nderim vizitën e sotme në varrin e ish Presidentit historik Ibrahim Rugova.

“Është një nderim vizita te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova, dhe po sot jemi edhe në familje për një vizitë të shkurtë, në shenjë respekti. Është një vizitë e dakorduar me familjen disa javë më përpara, në koincidencë edhe të ditëlindjes së të shenjtës, Nënës Terezë”, tha kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij para gazetarëve, duke shtuar se ish Presidenti Rugova ka qenë personalitet i një politike humane, paqësore, në interes dhe në mbrojtje të të drejtave të popullit të tij.

“Kjo vizitë është një traditë e marrëdhënies me familjen, për shkak të respektit dhe ruajtjes së një miqësie me njerëzit që është në traditën e shqiptarëve, dhe unë e kam për nder që e ruaj këtë miqësi”, tha kryeministri në detyrë, Haradinaj.

Pas vizitës tek varri i ish Presidentit Ibrahim Rugova, kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë te familja e Presidentit Rugova.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT