Përdorte fenelina policie, ndëshkohet ministrja Delina Ibrahimaj (VIDEO)

Policia Rrugore duket se nuk do të tolerojë asnjë shkelje, as kur vjen puna tek zyrtarë apo ministra të shtetit, si në rastin më poshtë.

Kështu, Policia e Shtetit bën të ditur se ka gjobitur me 40 mijë Lekë Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj. Shkak sipas policisë, është fakti se “përdorte fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme”.

“Njoftim i Rëndësishëm! Sot kemi ndërmarrë masa të rrepta ndaj disa mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në mesin e tyre janë edhe automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet.

Në videon tonë, mund të shihni se si këto mjete, përfshirë ato që përdorin fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme, janë trajtuar sipas ligjit. Kjo veprimtari është pjesë e angazhimit tonë për të siguruar një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë. Nuk ka përjashtime kur bëhet fjalë për sigurinë rrugore!”, thuhet në njoftimin e policisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT