PS i trembet opozitës? Anulohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Soreca nuk do…

Ndonëse, të hënën e 13 Nëntorit, në orën 12:00 ishte planifikuar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ky takim është anuluar.

Në këtë mbledhje, pritej që i ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE Luigi Soreca të prezantonte ProgresRaportin e BE për vitin 2023.

Duket se vendosmëria e deputetëve të opozitës për të mos lejuar funksionimin normal të Kuvendit deri në plotësimim e kushteve të tyre për respektimin e të drejtave kushtetuese, ka detyruar Kuvendin të njoftojë anëtarët për anullimin e mbledhjes. Përmes një emaili zyrtar anëtarët janë njoftuar se mbledhja e planifikuar anullohet.

Këshilli Kombëtar i Integrimit bashkëdrejtohet nga deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe deputeti socialist Toni Gogu, si dhe ka në përbërje kryetarët e grupeve parlamemtare, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare.

Nuk dihet ende se kush e ka kërkuar anullimin e kësaj mbledhje, por Ambasadori Soreca nuk do të ketë mundësi të raportojë në Kuvend mbi raportin për Shqipërinë, ku ndër të tjera evidentohej se Komisionet Hetimore janë një drejtë kushtetuese e opozitës dhe se përjashtimi i deputetëve të opozitës është një akt i paprecedent.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT