FOTOLAJM/ Sulmuesi humbi jetën në fushë, presidenti i Egnatias mezi i mban lotët

Ndarja nga jeta papritur e sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena, ka tronditur të gjithë botën e futbollit.
Kujtojmë se futbollisti humbi ndjenjat në fushën e lojës në minutën e 24-të, ku ambulanca e transportoi menjëherë në spitalin e Kavajës.
Duket se ky moment ka tronditur dhe presidentin e Egnatias, Agim Demrozi, i cili është parë shumë i stresuar dhe gati për të shpërthyer në lot.
Por çfarë ndodhi gjatë ndeshjes?
Gjatë ndeshjes së Egnatias kundër Partizanit, sulmuesi i rrogozhinasve, Raphael Dwamena ra pa ndjenja në minutën e 24’ të pjesës së parë dhe aty humbi dhe jetën e tij. sulmuesi nigerian u dërgua menjëherë në spital, por nuk ia doli të mbijetonte.
Dwamena u diagnostikua me një sëmundje të zemrës në vitin 2017 dhe në vitin 2020, atij iu implantua një kardioverter-defibrilator. Më parë, në vitin 2021, ai pati edhe një situatë të tillë kur luante në Austri, duke u rrëzuar në fushë dhe u përmend me një ICD duke u stabilizuar.