Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë, prokuroria bën lëvizjen e papritur, kërkon…

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ekspertim të dytë të rezultateve të autopsisë për shkaqet e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu.
Kujtojmë se i mituri 3-vjeçar humbi jetën në fillim të muajit tetor pas një ndërhyrje kirurgjikale në 14 dhëmbë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.
Sipas burimeve për media bëhet me dije se organi i akuzës ka administruar pak kohë më parë autopsinë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, rezultatet e të cilave nuk janë bërë publike edhe me insistimin e medias.
Mbetet e paqartë pse akuza ka kërkuar riekspertim, por burimet thonë se rezultatet e reja pritet të dalin në fillim të javës së ardhshme. Ndërkohë, prokuroria vijon hetimet për rastin.
Kujtojmë se rasti i të miturit, tronditi rëndë opinionin publik, teksa solli dhe një lum reagimesh në rrjet.