“Të mori në qiell ëndrra jote”/ Berisha shpreh ngushëllime për vdekjen e Dwamenës: Re si hero në fushëbetejë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kapitenit të Egnatias, Rafael Dwamena, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike mesditën e sotme, pasi pësoi një kolaps kardiak, teksa ishte në fushë gjatë duelit Egnatia-Partizani.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Berisha u ka shprehur ngushëllimet, familjes, miqve, ekipit si dhe futbollit shqiptar, për humbjen e Dwamenës.
Më herët edhe presidenti Bajram Begaj ka reaguar për këtë ngjarje, duke shprehur ngushëllime për familjen.
Reagimi i Berishës:
Re si hero në fushëbetejë Raphael, kapiten, të mori në qiell si engjëll ëndrra jote, u pikëlluam shumë, ngushëllimet më të ndjera, familjes,