Braktisi fëmijën e porsalindur/ Zbardhet dëshmia e 30 vjeçares: E lashë në bodrum se më braktisi i dashuri

Zbardhet dëshmia e 30-vjeçares nga Pogradeci, e cila braktisi në bodrumin e një pallatit foshnjën e saj të porsalindur.

Nëna e foshnjës së porsalindur e mësoi në gjykatë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të djalit që e braktisi në një bodrum pallati në Yzberisht.

Pas masës ‘arrest shtëpie’ të caktuar nga gjykata e Tiranës, 30 vjeçarja ka deklaruar se i dashuri i saj e kishte braktisur dhe nuk ishte interesuar për shtatzaninë e saj.

“Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk është interesuar pasi mbeta shtatzënë. Më zunë dhimbjet dhe shkova te garazhi, nuk e mbaja dot sepse kisha presionin e familjarëve që nuk e pranonin pasi isha e pamartuar”- ka deklaruar 30 vjeçarja.

Ndërkohë e ëma e saj ka deklaruar: “Nuk e dija që ishte shtatzënë, se kam kuptuar pasi mbante veshur rroba të gjëra”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT