“Hetimi do tregojë përgjegjësitë për FSHF-në dhe Egnatian”, Shyti për tragjedinë e Dwamena: Edhe UEFA e përfshirë

Ish-zëvendës ministri i Arsimit Artan Shyti, njëkohësisht edhe ish-drejtues në klubin Teuta, thotë për ‘Report TV’ se nëse FSHF dhe Egnatia nuk kanë përgjegjësi për tragjedinë e Dwamena-s, atëherë duhet të jenë nxitës për zbardhjen e ngjarjes.

“Hetimin duhet ta bëjë edhe federata, me mendje të ftohtë. Edhe ministria e Arsimit dhe Sportit sepse nuk ka bërë një reagim për rastin. Edhe shteti është veçanërisht përgjegjës. Në përfundim të analizës duhet dhe mund të ketë përgjegjësi. Nuk duhet ta paguanin ne këtë kosto, se është një ngjarje tragjike, se edhe rrogozhinasit kanë mbetur të shokuar.

Shyti thotë se nuk ka rregulla konkrete për rastin e Dëamena-s, por ai akuzon institucione të larta se nëse nuk është lejuar të luajë në Angli dhe Spanjë përse të ndodhte në Shqipëri. Sipas tij UEFA duhet të nxjerrë një ligj për këtë.

“Sporti është anti tezë e vdekjes. Të luash futboll i sëmurë është përgjegjësi e vetë individit, klubit dhe vetë UEFA-s. Nuk ka rregullore, por përse duhet të luante kur nuk lejohej në Spanjë e Angli.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT