Sunak e shkarkoi, dalin FOTOT e para të Suella Braverman teksa largohet nga shtëpia

Sekretarja e Brendshme britanike  Suella Braverman është shkarkuar nga kryeministri Rishi Sunak.

BBC ka publikuar fotot e para teksa Braverman po largohej nga shtëpia e saj në Londër. Nuk dihet nëse ajo ishte në dijeni për shkarkimin në momentin që janë shkrepur fotot.

Kryeministri Rishi Sunak pritet të bëjë sot një riorganizim të kabinetit. Braverman ka qenë nën presion të shtuar pas një artikull në Times, të botuar të enjten. Ajo kritikoi protestat pro-palestinës, duke i quajtur “turma pro-palestineze”. Në një artikull për The Times, Braverman akuzoi policinë se “luan me favoritë” me mënyrën se si i trajton protestat e diskutueshme duke treguar një qëndrim më të butë ndaj protestuesve të krahut të majtë sesa homologët e tyre të krahut të djathtë.

Gjatë fundjavës, protestuesit e ekstremit të djathtë u përleshën me policinë në Ëestminster. Gjithashtu marshimet pro Palestinës përfunduan gjithashtu me arrestime.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT