Ndërroi jetë në fushë/ Raphael Dwamena do varroset në Ganë, Egnatia mbulon shpenzimet për dërgimin e trupit

Kapiteni i skuadrës së Egnatias, Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë më 11 nëntor në stadiumin e Rrogozhinës do të varroset në Gana.

Mësohet se klubi rrogozhinas ka marrë përsipër shpenzimet e udhëtimit për ta dërguar trupin e pajetë në vendlindje. Po ashtu, klubi pritet të caktojë një orar për të mbajtur homazhet, por po shihet një koordinim me mjekësinë ligjore se kur mund të marrin trupin, pas përfundimi të autopsisë.

Homazhet pritet që të mbahen në stadiumin e klubit “Arena Egnatia”, ku futbollistë dhe personalitete nga bota e sportit do nderojnë ganezin e ndjerë.

Lojtari ndërroi jetë teksa ishte duke u luajtur ndeshja mes Partizanit dhe Egnatias, pasi u rrëzua në tokë për shkak se pësoi një goditje në zemër.

Mësohet se Dwamena kishte pësuar një goditje të dytë në zemër kur ishte në ambulancë, pikërisht sapo po kalonte pranë fushës stervitore të Egnatias në Lekaj. Në këtë moment, pas goditjeve me kishte defibrilator që ndodhej brenda ambulancës, ai dha shenja jete. Rrogozhina ka nje spital modest dhe ai u dergua në Kavajë për të marrë një mjekim më të specializuar por futbollisti 28 vjeçar mbërriti atje pa shenja jete.

28 vjeçari e donte jetën dhe futbollin dhe vazhdonte të luante, edhe pse prej kohësh kishte probleme me zemrën. Ai dhe vdiq pranë fushës ashtu siç e parandjente dhe thoshte “Më mirë të vdes në fushe sesa në një krevat spitali”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT