I vetmi që po zhvillohej fizikisht/ “Rithemelimi” bllokon Komisionin e Sigurisë, Noka i zë vendin kryetarit

Deputetët  e opozitës kanë bllokuar sot veprimtarinë e Komisionit të Sigurisë, që po zhvillohej në Kryesinë e Kuvendit.

Mësohet se deputetët e “Rithemelimit” kanë hyrë në sallë duke bllokuar punimet, ndërsa deputeti Flamur Noka kishte zënë karrigen e kryetarit të komisionit, Nasip Naço.

Komisioni i sigurisë ishte i vetmi që po zhvillohej fizikisht ditën e sotme, teksa të gjithë të tjerët u mbajtën online, pas tensioneve në mbledhjet e fundit dhe në seancat plenare. Tashmë kryetari Naço ka njoftuar dhe ky komision pritet t’i zhvillojë punimet online, ndërsa do të raporotjnë drejtuesit e shërbimit Informativ të Shtetit.

Në punimet e Komisionit do të diskutohet në lidhje me projekt-buxheti ne vitit 2024.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT