“Shqipëria gati për titullin Mbretëresha e Turizmit”/ Rama ndan arritjet: Jo vetëm për detin, për kulturën por dhe…

‘’Shqipëria është në rrugën e duhur për të rrëmbyer edhe titullin e Mbretëreshës së Turizmit 2024.’’ Kështu shkruan media italiane “Gazzeta del Mezzogiorno”.

Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale teksa ka shpërndarë gjithashtu një shkim të një gazete italiane.

Rama vijon më tej teksa shkruan se Shqipëria propozohet, jo vetëm për detin por edhe për kulturën dhe historinë e saj.

Postim i plotë:

‘’Shqipëria është në rrugën e duhur për të rrëmbyer edhe titullin e Mbretëreshës së Turizmit 2024.’’ Kështu shkruan media italiane “Gazzeta del Mezzogiorno”, ndërsa flet për rekordin e shënuar në vitin 2023 me numrin e lartë të turistëve, duke pasqyruar edhe të dhënat nga sektori privat që tregojnë për një rritje me 35% të kontratave të turizmit të organizuara për vitin e ardhshëm🤝

✈️Shqipëria propozohet, jo vetëm për detin por edhe për kulturën dhe historinë e saj, e ku tashmë me fluturimet e lira dhe të shpeshta me Ryan Air, Air Albania, Ita, ËizzAir, plus tre porte janë minimizuar distancat mes Italisë dhe Shqipërisë🙏

📃🇦🇱Në artikull vlerësohen si faktor suksesi edhe marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria si për shembull, ajo me ITB Berlin, panairin më të madh botëror të turizmit, ku Shqipëria do të jetë zyrtarisht vendi i nderit për vitin 2025🇦🇱

Back to top button
LAJMET E FUNDIT