Zbutet Berisha: Depozitohet ankimimi i plotë kundër masës së sigurimit

Ankimimi i plotë kundër masës së sigurimit sapo u dorëzua nga avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ankimimi, thanë burimet e Anila Hoxhës është firmosur nga të dy avokatët e Berishës.
Pasi ka dorëzuar ankimimin e plotë pak momente para mbarimi të orarit zyrtar duke ‘zhbllokuar’ dosjen që kishte ngecur në sekretari, njëri nga avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi sapo ka marrë dy vendimet e zbardhura.
Burimet jo zyrtare i konfirmuan Anila Hoxhës se sapo i janë dorëzuar të dyja vendimet, ku kundërshtohen masa e 20 tetorit shpallur në mungesë dhe 26 tetorit shpallur me praninë e avokates falas Teodoresku.
‘Zhbllokohet’ situata për dërgimin e dosjes në Apel, pasi deri më tani sot në sekretari ishte një ankimim i pjesshëm në të cilin avokatët thoshin “rezervojmë të drejtën e ankimimit të plotë sapo të marrim vendimet e zbardhura”, por ndërkohë vendimet nuk po tërhiqeshin.
Kujtojmë se sh-kryeministri Sali Berisha, që po hetohet për privatizimin e ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”, nuk e njeh vendimin e GJKKO-së për “detyrim paraqitje” dhe nuk është paraqitur në SPAK, pavarësisht lajmërimeve nga Prokuroria e Posaçme.
Javën e kaluar, përmes avokatëve mbrojtës, ai kërkoi shuarjen e masës “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, por GJKKO e rrëzoi këtë kërkesë.
Top Channel ka arritur të zbardhë ekskluzivisht vendimin e gjykatës për Sali Berishën dhe kalvarin e oficerëve për t’i dorëzuar masën ish-kryeministrit