KQZ nuk i hoqi mandatin Kreshnik Hajdarit, Maliqi sulmon Celibashin: Turp e faqja e zezë, bandit

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka reaguar ashpër pas vendimit të KQZ për të mos ndërprerë mandatin e kryebashkiakut aktual të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, pasi Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur se ai ishte dënuar nga një Gjykatë në Greqi.

Teksa ishte i pranishëm në KQZ në momentin e dhënies në vendimit nga kryekomisioneri Celibashi, Maliqi tha se vendimi ishte i turpshëm dhe skandaloz.

“Ne do të vazhdojmë betejën tonë deri në Strasburg. Turp e faqja e zezë. Është një turp dhe një skandal. Ky që bën ky është turpi më i madh i Shqipërisë.

E kemi miratuar vetë në Parlament që kur nuk deklaron i ndërpritet mandati. Këta nuk pyesin as për Parlament, as për Gjykatë të Lartë dhe as për Gjykatë Kushtetuese.

Nëse ka marrë para është një turp do të dalë një ditë. Diktaturë e pastër, turp, bandit”,- tha Maliqi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT