“Denoncuesi ka marrë 7 milionë lekë”, Berisha merr në mbrojtje Belerin: Është arrestim politik

Gjatë një dalje për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat në lidhje me çështjen e kryebashkiakut Fredi Beleri. Berisha tha se denoncuesi është paguar nga një fond që nuk duhet, me 7 milionë lekë.

“Ai ishte arrestim fund e krye politikë. Është në turpin e institucioneve që pranuan për provë atë që kodi i i procedurës penale e ndalon për provë. Nuk mund të merret për provë diçka e bërë me provokim. Ai u shpërble me 7 milionë lekë nga një fond që nuk duhet t’i merrte kurrë. Ai fond ka destinacion tjetër. Skandal ishte dhe marrja me forcë e një nëne me 3 fëmijë”, tha ai.

Po ashtu ai tha se opozita është e bashkuar.

“Opozita është tërësisht e bashkuar. Më vjen keq…fakti që janë futur në klandestinitet, është efekti më i fuqishëm i protestës opozitare. Shndërrohen komisionet në digjitalë, tregon se Rama parlamentin e konsideron me zero.”, pohoi Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT