Pas kokës, gjendet dhe trupi i dekompozuar në Sarandë, detajet e RËNDA

Mbrëmjen e djeshme një kokë njeriu u gjet e groposur në fshatin Xarrë të Sarandës nga banorët të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Sakaq, policia vijoi kontrollet dhe ditën e sotme ka gjetur edhe një trup pranë vendit ku u gjet koka, e cila kishte ende inde të buta dhe ngjarja kriminale dyshohet se ka ndodhur kohët e fundit.

Mbetjet kockore të gjetura në fshatin Xarrë në Konispol, dyshohet se i përkasin Leonard Thodhorit ose Fatmir Sulovarit, të cilët rezultojnë të zhdukur prej muajit prill të këtij viti.

Koka e dekompozuar u gjet mbrëmjen e së martës (14 nëntor) dhe janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT