Dosja e SPAK/ Erzen Breçani me Bujar Germezi njiheshin prej vitesh! Zbulohet lidhja me Nuredin Dumanin

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK, në lidhje me ish-drejtorin e Policisë Erzen Breçani.

Në dosje zbulohet lidhja mes Breçanit dhe Bujar Germizit, i cili kishte planifikuar të vriste dy vëllezërit Edmond dhe Albert Mela.

Breçani dhe Gërmezi duket se njihen prej shumë vitesh për shkak se ky i fundit vinte nga radhët e policisë dhe Forcave speciale.

Në kohën që shërbent në policinë e shtetit, Bujar Germizi ishte njeriu që mbështeste dhe strehonte të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani. Një moment thuhet që Germizi i ka dhënë një celular të enkriptuar Erzen Breçanit, celular i cili është rimbushur kur është përdorur më herët nga Dumani. Djali i tij, Eralb Breçani është po ashtu mes personave të kërkuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT