“Për një shqiptar në lindje e sipër”/ Rama i jep trajnerit Sylvinho ‘Shqiponjën e Artë’

Në Samitin e Disaporës në Tiranë, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar “Shqiponjën e Artë” trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvihno Mendes Campos Junior.
Rama tha se shqiptar mund të lindësh por dhe mund të bëhesh, teksa e cilësoi teknikun italian “një shqiptar në lindje e sipër”.
“Shqiptar mund të lindësh, shqiptar mund të bëhesh. Dhe këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Ftoj trajnerin e kombëtares tonë, Sylvinho“, tha Rama, ndërsa Sylvinho falënderoi në gjuhën shqipe.
Kujtojmë se më herët ministri i Brendshëm, Taulant Balla dha lajmin se Sylvinho do të marrë nënshtetësinë shqiptare, ashtu si dhe De Biasi, italiani tjetër që çoi kombëtaren shqiptare të futbollit për herë të parë në një Europian. Këtë vit, sylvinho e përsëriti historinë, duke kualifikuar kuqezinjtë në EURO 2024, në Gjermani.