Babai i mbronte “krahët”/ Cili ishte roli i djalit të Erzen Breçanit në trafikun e kokainës

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dosjen hetimore për ish-drejtorin e policisë Erzen Breçani, i cili u arrestua pas goditjes së një grupi kriminal që trafikotne drogë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Evropës.
Në dosjen e SPAK, është zbardhur roli i djalit të Breçanit në këtë trafik droge. Mësohet se Ismail Zeneli ishte pritës i lëndës narkotike, financues dhe personi përgjegjës për nxjerrjen e lëndës narkotike nga Porti.
Nga ana tjetër, Artan Sulejmani ishte bashkëpunëtor i Ismail Zenelit dhe bashkëposedues i 20kg kokainë, teksa Eralbi Breçani dhe Besmir Murati ishin financues dhe përfitues nga aktiviteti i paligjshëm.
Këta persona nuk kanë bashkëpunuar rastësisht, por nderveprojnë në të paktën dy raste me njëri tjetrin për kryerjen e veprave penale dhe kanë pasur njohje të vjetra.
Nga ana tjetër, Erzen Breçani kishte dijeni të plotë për aktivitetin kriminal të të birit, por nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt. Ai ndihmonte duke dhënë informacione, e po ashtu në pastrimi ne parave të gjeneruara nga kyaktivitet.