“Para 3 vitesh vija bast me vjehrrën…”/ Gazetari i njohur komenton ngjarjet e SPAK: Është e çuditshme se si mbahet në burg Safet Gjici dhe…

Gazetari i njohur, Melaim Zeka, ishte mëngjesin e sotëm në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Wake Up”, ku komentoi edhe ngjarjet e fundit të SPAK.
Zeka u shpreh se para 3 vitesh ka vënë bast në Tiranë, madje edhe me vjehrrën e tij, se do të ketë arrestime të emrave të mëdhenj. Sipas gazetarit, është e çuditshme dhe e papranueshme që Safet Gjici është në burg, ndërkohë lihet nëpër rrugë një ministër si Ilir Beqaj.
“Përpara 3 vitesh unë vija bast me njerëz në Tiranë, ndër ta edhe me vjehrrën time, se zakonisht vjehrra thoshte ‘po jo o dhëndër, po ti se di, këtu ku mundet dikush të arrestojë Ilir Metën, Sali Berishën e ministrat’, ja që atje po arrestohen dhe nuk është më askush i paprekshëm. Unë jam i bindur që këta do t’a gjunjëzojnë edhe Vuçiçin e Serbinë sepse Serbia po sillet me Kosovën sikur ne jemi akoma krahinë autonome e Serbisë. Serbia në mënyrë absolute nuk e trajton Kosovën si shtet, por si krahinë të veten dhe bën lloj-lloj çmendurish, krijon lloj-lloj situatash të këqija për neve”, tha fillimisht Zeka.
Ndërsa i pyetur se si e shikon situatën e SPA-ut me këta emrat e mëdhenj, gazetari i njohur tha:
“Unë para dy vitesh në Top Channel kam thënë në studio se e kam pritur për shembull edhe do arrestohet Ilir Beqaj, e kam thënë edhe me emër, edhe disa ministra të tjerë. Është e çuditshme dhe e pa pranueshme për mua që të mbahet në burg Safet Gjici për asgjë dhe të lihet nëpër rrugë një ministër si Ilir Beqaj dhe shumë të tjerë që kanë vjedhur e zëmë 420 milionë euro, para të taksapaguesve shqiptarë, para që janë të dedikuara për shëndetësi.
Ne gazetarët që njohim se deri në çfarë përmasash janë bërë hajnitë e buxhetit të shtetit në Shqipëri dhe Kosovë, sikur qytetarët normalë të dinin këto shifra, me siguri që as turist nuk do kishin ardhur me vizituar Shqipërinë dhe Kosovën.
Nuk vidhet askund në përmasat që vidhet buxheti i shtetit qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë. Unë jam njeri që mbështes 100 për qind SPAK-un”.