Malltezi donte kthimin e 25 pasurive/ SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares, zbulohet motivacioni

Jamarbër Malltezi ka kërkuar rikthimin e pasurive të tij të sekuestruara, teksa lidhur me këtë çështje është mbajtur një seancë në Gjykatën e Apelit.

Nga ana tjetër SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashit me argumentin e konfliktit të interesit.

Jamarber Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë , 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.

Sipas shortit te dates se sotme, kerkesen per perjashtim do ta shqyrtoje gjyqtarja Miliana Muca.

Pak ditë më parë, e njëjta gjyqtare vendosi të nxirrte nga qelia Malltezin, duke i caktuar masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT