Britania “nuk kursehet”, flotë automjetesh dhuratë për burgjet shqiptare

Britania e Madhe iu ka dhuruar ditën e sotme burgjeve shqiptare një flotë automjetesh moderne këtë të premte.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se 15 makina elektrike dhe 22 furgonë, me një vlerë prej 1.5 milion stërlinash iu dorëzuan Drejtorisë së Burgjeve. Mjetet do të përdoren për lëvzjen e punonjësve të burgjeve dhe transportin e të burgosurve
Ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith, që mori pjesë në ceremoni, u shpreh se Britania e Madhe po mbështet Shqipërinë në reformimin dhe modernizimin e sistemit të burgjeve.
“Bashkëpunimi përfshin shkëmbimin e stafeve. Tani, Shqipëria është partneri ynë më i mirë ndërkombëtar”, tha ai.
Me këto mjete pritet të transportohet dhe “çunat e Londrës”, të cilët pas marrëveshjes me Britaninë, do ta bëjnë burgun në Shqipëri.