I fundit që takoi Ervis Martinaj para se të zhdukej, del nga burgu ish-polici Jeton Lami

Është liruar nga qelia ish-efektivi i forcave operacionale Jeton Lami.
Bëjmë me dije se Lami akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me shoqërimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Jeton Lamit i ka përfunduar dënimi.
Nga ana tjetër kujtojmë që Jeton Lami është personi i fundit që është parë në shoqërinë e Ervis Martinajt para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë.
Lëvizjet e fundit të Martinaj nën shoqërinë e Jeton Lamit, u janë identifikuar në ambjentet e hotel “Kontinenal” dhe Kastrati në Vorë. Ku më pas Martinaj është larguar nën shoqërinë e një automjetij tjetër në zonën e Shijakut, dhe pikërisht në këtë zonë humbin të gjitha gjurmët e tij.