Vendi në gjendje të jashtëzakonshme! Moldavia sanksionon Rusinë, Kremlini kërcënon: Nuk do e lëmë…

Ministria e Jashtme e Rusisë ka kërcënuar Moldavinë pas vendosjes së sanksioneve te tjera, si pjesë e pakos së sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Moskës.

Autoritetet moldave iu bashkuan së fundmi pakos së sanksioneve evropiane kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska. Sanksionet kanë për cak qindra njerëz, përfshirë nga Moldavia, apo njerëz që kanë punuar në rajonin e ndarë nga Moldavia me mbështetjen e Kremlinit, Transdniester.

Në një reagim, zyra e Kremlinit tha se “nuk do ta lërë pa përgjigje” vendimin e Moldavisë.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se vendimi nuk është në përputhje me “interesat e banorëve” të Republikës së Moldavisë dhe se “shumica dërrmuese” e moldavianëve kanë qasje miqësore ndaj Rusisë.

Por, sondazhet publike në Moldavi e tregojnë të kundërtën: mbi 38% e qytetarëve moldavianë besojnë se Rusia e nisi një pushtim të paprovokuar të Ukrainës dhe vetëm 17% i besojnë narratives së Kremlinit se ky është “një operacion i çlirimit”.

Për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, marrëdhëniet e Kishinievit me Moskën janë përkeqësuar shpejt.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, e akuzon Moskën për komplot për të kryer puç kundër Qeverisë pro-evropiane në Kishiniev dhe se po përpiqet ta destabilizojë vendin e saj.

Nga ana tjetër, Moldavia vendosi të zgjasë dhe për disa muaj gjendjen e jashtëzakonshme, të vendosur pas nisjes së luftës në Ukrainë, me frikën se Rusia mund të nisë një sulm edhe ndaj vendit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT