Deklaroi me dyer të mbyllura se s’firmoste për marrëveshjen me Italinë, Shehu zgjohet me mendim ndryshe

Deputeti Tritan Shehu ka komentuar marrëveshjen mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe homologes së tij italiane Georgia Meloni për emigrantët.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se marrëveshja bie ndesh me elementë të kueshtetushmërisë shqiptare.

Sipas tij kjo marrëveshje do i lërë hapësirë trafikut të qenieve njerëzore dhe trafikantët do të forcohen shumë.

“Kjo marrëveshje bie ndesh me ca elementë të rëndësishëm të kushtetueshmërisë shqiptare dhe me disa elementë që mund të krijohen në Shqipëri. Mendoj se ky element do i japë hapësira trafikut të qenieve njerëzore. Ata që do të forcohen nga e gjithë kjo gjë janë trafikantët, shtimi i trafiqeve njerëzore. Unë shoh një kritikë të madhe në Itali ndaj kësaj marrëveshje”-tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT