Ishte duke punuar, emigranti shqiptar në Greqi ‘varroset’ i gjallë nën tonelata dheu

Një 50-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Greqi.
Viktima raportohet se është një emigrant që kishte dokumente pune të ligjshme dhe punonte në kompaninë që ka marrë përsipër ndërtimin e hidrocentralit në Salmenikos.
Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit, ndërsa sipas mediave greke, kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të këtij incidenti.