Kush është personi prapa jush? Batuta e Ramës për Ismail Qemalin: Gjyshi im, nuk e shikoni ngjashmërinë?!

Gjatë bashkëbisedimit në Këshillin Atlantik kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar momentet e fundit të intervistës për të bërë edhe një batutë.

Teksa gjatë gjithë kohës prapa tij ndodhej portreti i Ismail Qemalit, Rama është pyetur nga gazetari se kush është personi prapa tij.

“Gjyshi im, nuk e shikoni ngjashmërinë”, u shpreh Rama me tone humoristike, duke treguar edhe tiparet fizike të ngjashme me Ismail Qemalin.

Ai është ndalur edhe te marrëveshja me Italinë për procesimin e emigrantëve ilegalë.

Rama u shpreh se do të jetë vetëm një qendër për emigrantët dhe do të ketë po ashtu një terminal pritjeje për emigrantët që do të procesohen në Shqipëri.

Ai shtoi se shifra e 36 mijë emigrantëve është bazuar në idenë se do të procesohen çdo muaj 3 mijë persona, gjë për të cilën Rama u shpreh se nuk ishte i sigurt nëse do të ndodhte.

Sakaq, ai shtoi se “zhurma” rreth marrëveshjes erdhi vetëm sepse Shqipëria nuk është një vend i BE-së, sepse sipas tij, nëse marrëveshja do të firmosej me një vend të BE-së “askush nuk do ishte humbur një minutë duke folur për të”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT