Çfarë ndodhi? Arrestohet kreu i PSD në Kosovë, kryetarja e Gjykatës Speciale “ngujohet” në hotel

Është arrestuar pak më parë, Dardan Molliqaj, kreu i Partisë Socialdemokrate të Kosovës.
Arrestimi i i Molliqajt ka ardhur pas një proteste të mbajtur nga anëtarët të PSD, kundër vizitës së Kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova. Përveç Molliqajt raportohet se është arrestuar edhe sekretari organizativ i PSD Nol Nushi e disa aktivistë të tjerë.
Më herët, aktivistët e PSD kanë hedhur tymuese drejt policisë së vendosur para hotelit ku Trëndafilova do të zhvillojë takimin me anëtarët e shoqërisë civile.
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Trëndafilova, është duke qëndruar ende brenda hotelit në Prishtinë, ndërsa takimi i planifikuar në orën 14:30 me përfaqësues të shoqërisë civile nuk ka nisur ende.