“Serbi të…”/ VIDEO, momenti kur shqiptarët në Londër përplasen me policinë gjatë festimeve për Ditën e Pavarësisë

Mediat britanike kanë publikaur pamje të reja, nga përplasjet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në Londër, mes policisë vendase dhe shqiptarëve që kishin dalë për të festuar 111-vjetorin e Pavarësisë.

Në pamje shihet se si shqiptarët dalin në rrugë duke bllokuar qarkullimin, teksa thërrasin “UÇK”, apo dhe thirrje kundër Serbisë. Policia ka ndërhyrë për të hapur rrugët që ishin bllokuar nga truma që festonte, por shumë shpejt gjithçka ka përfunduar në përplasje fizike. Shumë shqiptarë janë arrestuar, pasi akuzohen për prishje të qetësisë publike dhe sulme ndaj efektivëve të polciisë.

Përveç festimeve, shqiptarët e përdorën këtë paradë për të protestuar për gjuhën raciste të përdorur nga qeveritarë dhe mediat britanike ndaj tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT