Kurora e gjelbër e Shëngjinit, si ishte dhe si u bë pas zjarrit

Kurora e gjelbër e Shëngjinit tashmë ka një  pamje të re, jo më atë çlodhëse që kish më parë. Ngjyra jeshile i ka lënë vendin asaj kafe.

Flakët dukeshin të pamëshirshme, duke djegur sipërfaqe të tëra, ndërsa dëmet janë kolosale, por ende nuk janë përllogaritur.

Në foto shihet  si ishte dhe si u bë.

Zjarret ishin të përmasave të mëdha, duke rrezikuar të zbrisnin deri në qytet.

Ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e djegur, shkruan Oranews.

U deshën dy ditë “luftë” dhe angazhimi i shumë forcave zjarrfikëse dhe të ushtrisë, por edhe banorëve të zonës për të shuar flakët.

Për zjarret u arrestuan Ardit Ujka dhe Milton Ivanaj me akuzën e “Shkatërrimit me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”, por më pas u lanë të lirë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT