“Shqiptarët po i masakroni”/ Sekretari i Omonia-s përplaset me gazetarët në studio: Shteti juaj nuk i mbron

Arrestimi i kryebashkiakut të zgjehdur të Himarës, Fredi Belerit për blerje votash është bërë “mollë sherri” mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Shteti helen ka kërcënuar se do të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, nëse Beleri nuk lirohet.

I ftuar në “Shqipëria LIVE”, Marin Suli sekretar i “OMONIA”-s, ka deklaruar se Greqia po e ndërmerr këtë nismë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të saj, pasi sipas tij, është “një shtet i ndjeshëm ndaj të drejtave të njeriut.”

Ky cilësim ka krijuar një debat në studio, pasi gazetarët i kanë përmendur Sulit rastet kur shqiptarëve në Greqi u janë shkelur të drejtat.

Suli: “Greqia është një vend serioz që do e çojë deri në fund nismën për të mbrojtur qytetarët e saj. Është një vend shumë i ndjeshëm ndaj të drejtave të njeriut.”

Erjona: “Ndaj të drejtave të njeriut apo vetëm për shtetasit grekë, pasi ka shumë shqiptarë që në Greqi iu janë shkelur të drejtat dhe janë masakruar.”

Suli: “Unë besoj se këtë pyetja duhet t’ua bëni institucioneve shqiptare që nuk mbrojnë qytetarët e tyre. Nuk është detyra ime të mbroj të drejtat e shqiptarëve.”

Erjona: “Jo po flasim për Greqinë, pasi nëse është një shtet i ndjeshëm ndaj të drejtave të njeriut, duhet të mbarojë dhe të drejtat e shqiptarëve në Greqi.”

Suli: “Institucionet shqiptare janë të detyruara për të mbrojtur shqiptarët kudo që janë. Ata nuk e kanë bërë detyrën. Unë jam përfaqësues i njerëzve të Himarës, të cilët janë të prekur dhe të dëmtuar këtu. Kjo histori është që Beleri të mos shkojë në zyrën e bashkisë dhe të mos dalin ato dokumentet e tokave që janë bërë përshesh atje siç doli që Olta Xhaçka fryhej me miell atje. Prandaj po bëhet kjo.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT