Sali Berisha: I bëj thirrje Kamzës, Tropojës e Kukësit të ngrihen kundër Ramës, fitorja është afër

Sali Berisha ka ftuar nga Kamza qytetarët që t’i bashkohen aksionit opozitar për t’i qëndruar përballë qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Berisha shprehet se beteja e nisur nga deputetët në Parlament i ka dhënë sukseset e para, por kjo mund të shumëfishohet tha ai nëse bashkohen edhe qytetarët anembanë Shqipërisë.

“Koha është sot, thirrja është sot më shumë se kurrë, të organizohemi, të ngrihemi t’i përvishemi kësaj diktature”, tha ai.

“Ne e nisëm betejën në Parlament dhe ju e patë se ajo pati sukseset e para, por ju garantoj se ai sukses i Parlamentit do të shumëfishohet kur të ngrihet Kamza, Tirana, Gjirokastra, Kukësi, Tropoja dhe mbarë Shqipëria.

Nuk duhet të ngurojmë, duhet të nisim sa më shpejt betejën sepse çdo muaj që kalon më poshtë zbresim, më të shtypur bëhemi, më të varfër.

Koha është sot, thirrja është sot më shumë se kurrë, të organizohemi, të ngrihemi t’i përvishemi kësaj diktature dhe ju garantoj se nuk ka forcë në botë që të na ndalë nga fitorja, nuk ka dhe nuk mund të ketë”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT